Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 0-2 ndaj Atletico Madridit, duke kritikuar ashpër një episod të diskutueshëm që, sipas tij, ndikoi në rrjedhën e ndeshjes.
“Duhej të ishte dhënë një penallti dhe ndoshta edhe karton i kuq. Mbrojtësi kundërshtar preku topin me dorë pas rivënies së portierit, ndërkohë që ishte tashmë i ndëshkuar. Mund të ishte larguar nga loja. Është e vështirë ta pranosh një situatë të tillë”, deklaroi tekniku gjerman pas sfidës.
Flick i referohej një momenti në minutën e 54-t, kur mbrojtësi Arnau Pubill ndërhyri me dorë ndaj topit të luajtur nga portieri Juan Musso. Pavarësisht protestave të shumta nga lojtarët katalanas, arbitri István Kovács vendosi të vazhdojë lojën dhe sistemi VAR nuk ndërhyri.
Megjithatë, trajneri i Barcelonës theksoi se zhgënjimi nuk lidhej vetëm me vendimet arbitrale, por edhe me fatin e munguar: “Nuk ishte nata jonë. Patëm disa momente të pafat, sidomos pas kartonit të kuq, kur menjëherë pësuam golin e parë. Gjithsesi, jam krenar për reagimin e skuadrës”.
Pavarësisht rezultatit negativ, besimi për ndeshjen e kthimit mbetet i fortë. Flick u shpreh optimist: “E dimë që përmbysja nuk do të jetë e lehtë, por duhet të qëndrojmë të qetë dhe pozitivë. Kjo skuadër ka cilësinë e duhur për ta ndryshuar situatën”.
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...