Një nga vendimet më të diskutuara në ndeshjen ndaj Atletico Madridit ishte mungesa e Pedrit në pjesën e dytë, pikërisht në një moment vendimtar kur skuadra kishte më shumë nevojë për qetësinë dhe kontrollin e tij në mesfushë.
Situata u bë edhe më e vështirë për Barcelonën, pasi që nga minuta e 43-të luante me një lojtar më pak pas përjashtimit të Pau Cubarsí.
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, sqaroi pas ndeshjes në konferencë për media se vendimi për ta lënë jashtë Pedrin ishte për shkak të disa problemeve fizike që kishte vërejtur te lojtari.
Sipas raportimeve nga Diario AS, mesfushori spanjoll ka ndjerë shqetësime në pjesën e pasme të kofshës, çka ka bërë që stafi mjekësor dhe ai teknik të mos rrezikojnë me aktivizimin e tij, për të shmangur ndonjë dëmtim më serioz.
Testet mjekësore që pritet t’i nënshtrohet do të tregojnë nëse bëhet fjalë për një lëndim të muskujve të pasmë apo vetëm për një mbingarkesë.
Në çdo rast, gjithçka tregon se Pedri mund të pushojë në ndeshjen e fundjavës që Barcelona do ta zhvillojë në “Camp Nou”. Rikthimi i afërt i Frenkie de Jong shihet si një alternativë e rëndësishme në mesfushë, ndërsa edhe Marc Casadó mund të marrë më shumë hapësirë në formacion./Arbresh.info
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap...
Vdes 47-vjeçari pas lëndimeve të marra në aksidentin në rrug...
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...