Trajneri i Liverpool, Arne Slot, është në prag të shkarkimit, ndërsa ish-lojtari i klubit, Xabi Alonso, pritet të marrë drejtimin e skuadrës, raportojnë mediet britanike.
Liverpool ka regjistruar tri ndeshje radhazi pa fitore në Premier League dhe pësoi humbjen e 10-të në këtë sezon, duke u mundur 2-1 nga Brighton gjatë fundjavës së kaluar.
Slot, ndodhet nën presion të madh teksa skuadra vazhdon të pësojë humbje në një sezon që po rezulton katastrofik për “The Reds”.
Sipas gazetarit të BILD, Axel Hesse, detajet e së ardhmes së Slot janë bërë të qarta, ndërsa trajneri holandez përpiqet me çdo mënyrë të përmirësojë performancën e ekipit.
Siç raportohet, Slot “ndoshta ka shpëtuar vetëm nga dobësia e rivalëve që luftojnë për vendet në Champions League”, si Chelsea, që vazhdojnë të humbasin pikë, duke mbajtur Liverpool përkohësisht në garë.
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë