Vetëm pak orë përpara mbylljes së fushatës elektorale, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në Bulevardin e ri, në atë që e cilësoi si festën e fitores.
“Njëra fushata me detyrim e narkoshtetit dhe tjetra fushata e qytetarëve të lirë të vendosur për të përzënë narkoshtetin. Sonte, kësaj fushate fantastike, që u zhvillua për një muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e saj, në ballin e Shqipërisë”, tha Berisha.
Një apel adresoi edhe ndaj emigrantëve, të cilët i ftoi të vijnë në atdhe për ta shprehur vullnetin e tyre në këto zgjedhje, pas parregullsive që tha se ka shoqëruar procesin e votimit të diasporës.
“Cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij.11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar”, tha Berisha.
Teksa shqiptarët i ftoi të votojnë të lirë, Kryeministrin e paralajmëroi se janë mbledhur provat që faktojnë blerjen e votave./TVKlan/
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë