Forcat izraelite të sigurisë sulmuan sot qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha sot se operacioni madhor i ushtrisë izraelite në Jenin në Bregun Perëndimor është “një hap tjetër për të arritur qëllimin e vendosur: forcimin e sigurisë në Jude dhe Samari”, që është emri biblik i atij territori.
Operacioni i quajtur “Muri i Hekurt” pritet të zgjasë disa ditë, sipas mediave izraelite. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se të paktën gjashtë persona u vranë dhe 35 u plagosën në një operacion izraelit në Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.
“Ne veprojmë në mënyrë sistematike dhe vendimtare kundër boshtit iranian kudo që ai dërgon armë – në Gaza, Liban, Siri, Jemen, Jude dhe Samari”, tha Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga kabineti i tij./abcnews.al
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...
“AI po bëhet armë” Papa Leo XIV jep paralajmërimin e fortë p...
KFF Mitrovica feston titullin e shtatë të kampionit
Bruno Fernandes i përgjigjet Roy Keane: Ajo që ka thënë ësht...
Haradinaj për Memorial Day: Nderojmë sakrificën amerikane dh...
Muriqi në garë me dy yjet botërorë Yamal dhe Mbappe për çmim...