Franca u kualifikua në çerekfinale pasi mposhti Belgjikën me rezultat 1-0.
Pas ndeshjes për media foli mesfushori i Francës, Adrien Rabiot i cili foli rreth ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se nuk e rënëdësishme të jetë skuadër e bukur në fushë, madje përmendi një frazë të ish-trajnerit të tij Allegri.
“Nuk është e rëndësishme që të jesh një skuadër e bukur në fushë, e keni parë se çfarë ka bërë Italia. Nuk kanë qenë as të bukur dhe as kanë fituar. Nuk ka rëndësi të jesh i bukur, Allegri thotë që e rëndësishme është të fitosh dhe ne këtë kemi bërë.
Ndaj Belgjikës luajtëm mirë, ishte një ndeshje e bukur, jam i lumtur për skuadrën dhe mendoj se i kemi të merituara çerekfinalet”, tha Rabiot.
Rabiot do të mungojë ndaj Portugalisë për shkak të suspendimit./Arbresh.info
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan