Roma ka arritur të mposht Milanin edhe në ‘Olimpico’ me rezultat 2-1, në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale.
Sfidën e parë e fitoi në San Siro me rezultat 1-0, kurse me rezultat të përgjitshëm 3-1, arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League, shkruan Arbresh.info.
Romakët e nisën në mënyrë mbresëlënëse ndeshjen duke shënuar dy hera brenda 10 mintuave.
Fillimisht Mancini në minutën e 12-të realizoi për 1-0.
Ndërkohë 10 minuta më vonë Dybala shënoi për të dyfishuar epërsinë.
Në minutën e 31-të, kryeqytetasit mbetën me një lojtar më pak pasi u ndëshkua me të kuq Celik.
Kur pritej që Milani të këndellej ajo nuk ndodhi, mbrojtja e celiktë e Romës nuk lejoi që të pësoj më shumë se një gol.
Milani shënoi vonë në minutën e 85-të, që doli të ishte vetëm goli i nderit nga Gabbia.
Me këtë rezultat përfundoi edhe ndeshja dhe Milani u eliminua.
Kurse Roma në gjysmëfinale do të takohet me Leverkusenin./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...