Kurban Bajrami, Imzot Dodë Gjergji: Çdo festë është një vetëdije e njeriut për t’u nënshtruar përpara dashurisë

10:01 | 27 Maj 2026
E.K

Ndër mysafirët e parë që ka pritur sot Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ishte ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.

Ipeshkvi Gjergji uroi besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste në forcimin e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës dhe vlerave të përbashkëta ndërfetare e ndërnjerëzore.

Ai vlerësoi se festat fetare janë momente reflektimi shpirtëror që lidhen me sakrificën, faljen, pajtimin dhe bashkimin e njerëzve.

Gjergji gjithashtu theksoi nevojën për lutje për vendin dhe për stabilitetin politik në Kosovë, duke kërkuar që përplasjet politike të lihen anash dhe të vendoset fokusi te e ardhmja e qytetarëve.

“Urimet e festës së Kurban Bajramit, gjithë besimtarëve myslimanë kudo që janë… të dëshmojmë respektin e ndërsjellë, bashkëjetesën ndërfetare… të lutemi edhe për vendin tonë, që të qetësohet dhe të marrë përgjegjësi…”, ka deklaruar ipeshkvi Gjergji.

Shpërndaje në rrjete sociale