Parlamenti i Maqedonisë së Veriut hapi sot seancën për miratimin e dy ministrave të rinj të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administatës, pas shkarkimit të premten të ministrave të cilët udhëhiqnin këto dy sektorë.
Ministrat e rinj, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami janë propozuar nga krahu i ish-kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar pasojnë përplasjet në mes zotit Sela dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pasi ky i fundit vendosi t’i bashkohet opozitës shqiptare në zgjedhjet e caktuara për më 8 maj.
Kandidati për Ministër të Shëndetësisë, Ilir Demiri është mjek – infektolog që aktualisht kryen detyrën e drejtorit të spitalit në Tetovë. Ndërkaq, Naim Bajrami, inxhinier i Tekonologjisë Informatike do të marrë drejtimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Por, parlamenti filloi seancën me diskutime për zgjidhjen e problemit të krijuar me lejet e drejtimit të automjeteve, regjistrimit të automjeteve dhe targave të tyre, të shkaktuar nga detyrimi i zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, me Greqinë fqinje.
Autoritetet qeveritare nuk kanë qenë në gjendje t’i pajisin deri më tani shtetasit me dokumentet e reja ku duhet të figurojë emri i ri i shtetit: “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Kjo ka shkaktuar shqetësim tek shumë banorë të këtij vendi.
Parlamenti miratoi me konsensus ligjin që do të mundësojë përdorimin e këtyre dokumenteve vetëm brenda vendit, deri në fund të vitit./voa
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania