Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, thotë se nuk do të negociojë me Izraelin për pengjet që ka kapur derisa të mbarojnë luftimet.
“Ne kemi njoftuar të gjitha palët që na kanë kontaktuar për robërit e armikut të mbajtur nga rezistenca se kjo dosje nuk do të hapet para përfundimit të betejës”, thotë ai.
Sipas mediave të huaja, Izraeli vlerëson se Hamasi po mban midis 100 dhe 150 njerëz që u rrëmbyen nga Izraeli jugor të shtunën.
Haniyeh tha se “të gjitha palët” ishin informuar për një vendim të tillë.
Ai shtoi se “pushtimi kolonial do të paguante një çmim për shkatërrimin e shkaktuar mbi palestinezët në Gaza”./euronews.al
Kurban Bajrami, Imzot Dodë Gjergji: Çdo festë është një vetë...
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...