Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar sot Shoqatën e Kryqit të Kuq të Kosovës, ku janë pritur nga kryetarja Feride Hyseni me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi, Kurti është njohur nga afër me punën dhe nevojat e shoqatës teksa ka shprehur vullnet dhe gatishmëri për bashkëpunim, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rast, kryeministri Kurti potencoi bashkëpunimin e Kryqit të Kuq nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, derisa theksoi ndihmën që Kryqi i Kuq i ka dhënë Shërbimit Korrektues të Kosovës me veshmbathje për të burgosurit, me përkrahjen e vizitave të familjeve për të burgosurit, derisa familjeve në gjendje të rëndë u është siguruar transporti për vizita në burgje.
Po ashtu, si përkrahje shumë të rëndësishme nga Kryqi i Kuq, shefi i ekzekutivit përmendi edhe rifreskimin e Bibliotekës në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
Gjatë muajit tetor, Kryqi i Kuq organizon muajin e solidaritetit në vepër, dhe për këtë Kurti ka ofruar bashkëpunimin e tij në njërin nga këto aktivitete.
Nga ana tjetër, Kryetarja e Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës, Feride Hyseni, e ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministrin Vitia për vizitën dhe shprehu vullnetin e Kryqit të Kuq për bashkëpunim edhe më të afërt në adresimin e nevojave të organizatës dhe arritje e objektivave të saj./Arbresh.info





Shefi i ushtrisë izraelite shpall vijën e tërheqjes si ̵...
Aeroplani nga Prishtina del nga rruga pas aterrimit në Stamb...
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...