Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami në foltoren e Kuvendit ka folur për blerjen e librave shkollor nga prindërit dhe kompensimin e tyre nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar lidhur me furnizimin e nxënësve me libra, Bajrami ka thënë se qeveria e vendit e ka varë të vetmin element të barazisë që është në shkollat e Kosovës.
“Data një shtatori është dita kur fëmijët janë nderë të barabartë që nga shpallja e Pavarësisë. Pasi i kanë gjetur të gjitha librat dhe tekstet mësimore. Këtij viti MASHTI dështoi të bëjë pazar me shtëpitë botuese, dështoi të merret vesh dhe u tha prindërve që ato t’i blejnë ato. Sot qeveria e 51 përqind-shit nuk është në Kuvend, me të vërtetë nuk po e dimë nga kush po ikni”, ka thënë Bajrami./Arbresh.info
Kurban Bajrami, Imzot Dodë Gjergji: Çdo festë është një vetë...
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...