Të dielën në komunën me shumicë shqiptare, në Tuz të Malësisë, mbahen zgjedhjet vendore ku garojnë 4 koalicione dhe tri forca politike të pavarura.
Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.
Në anën tjetër gjendet koalicioni i gjerë i përbërë nga Partia Demokratike Socialiste, e presidentit aktual Milo Gjukanoviq, Socialdemokratët, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve .
Këto dy lista cilësohen si konkurrentet kryesorë në fitoren e zgjedhjeve vendore në Tuz.
Zgjedhjet e së dielës janë të dytat që nga ndarja e kësaj bashkësie lokale nga komuna e Podgoricës në vitin 2018.
Dekada më parë, Tuzi ishte pjesë administrative e Podgoricës, e më pas një nga komunat e kryeqytetit.
Banorët e Tuzit pritën gati dy dekada për t’u ndarë në një komunë të pavarur, që ishte kërkesa kryesore politike e spektrit politik shqiptar në Malin e Zi.
Në zgjedhjet e para, pas ndarjes nga komuna e kryeqytetit, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Gjukanoviq humbi pushtetin në Tuz, ku deri atëherë kishte një bazë të fortë elektorale dhe mbante pushtetin në këtë komunë.
Të dielën për këto zgjedhje do të hapen 30 vend votime, ku të drejtë vote do të kenë mbi 12,000 votues./voa
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...
Protesta e opozitës, policia: 16 efektivë të plagosur, kanë ...
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...