Një nënë nga Prizreni ka raportuar në Polici së vajza e saj 15 vjeçare para tre muajsh ishte e fejuar me një 25 vjeçar, ku sipas saj kishin rënë dakord që që martesa të mos bëhej para se vajza të arrijë moshën madhore.
Sipas nënës së vajzës, i fejuari i ka marrë vajzën dhe di asgjë për vendndodhjen e tyre, dhe rasti është në hetime.
I dyshuari e ka marrë vajzën dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Rasti është duke u hetuar.
“Prizren 25.07.2022 – 09:00. Ankuesja femër kosovare raporton se vajza e saj e mitur e moshës 15 vjeçare para 3 muajsh ishte fejuar me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës 25 vjeçare, me familjen e të cilit kishin marrëveshje që martesa të mos bëhej para se vajza të arrijë moshën madhore. Ndërsa i dyshuari me datën e lartë cekur kishte mare vajzën e ankueses dhe nuk dihet vend ndodhja e tyre. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë