Disa nga projektet e ardhshme të Will Smith janë ndërprerë, pas polemikave për shuplakën që ai i dha Chris Rock në skenën e Oscars.
Aktori, i cili i bëri të gjithë të flasin dhe rrëmbeu vëmendjen më të madhe në Oscars 2022, ka një film në Netflix dhe një film për Sony, që janë vënë në pritje sipas The Hollywood Reporter.
“Netflix ishte në procesin e gjetjes së një regjisori të ri për “Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë”, tha THR. Smith do të luante një shef krimi me një problem memorie.
Sony po ndalon gjithashtu “Bad Boys 4”, që ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026