Ndeshja e xhiros së 19-të mes Aston Villës dhe Chelseat tashmë ka përfunduar.
“The Blue” kanë shënuar fitore me rezultat 1-3.
Goli i parë i shënuar në këtë ndeshje ishte një autogol nga Reece James i cili ia fali epërsinë Aston Villës në minutën e 28-të.
Për më shumë shikoni golin: Video
Ndërsa në minutën e 34-të, është akorduar një penallti në favor të Chelseat.
Jorginho ishte lojtari i cili e ekzekutoj penalltinë ku edhe është treguar i saktë nga pika e bardhë duke e barazuar rezultatin në 1-1.
Për më shumë shikoni golin: Video
Romelu Lukaku gjeti golin në minutën e 56-të duke ia dhuruar Chelseat epërsinë me rezultat 1-2.
Për më shumë shikoni golin: Video
Në minutat e fundit shtesë, është akorduar edhe një penallti në favor të Chelseat, ku atë e ka ekzekutuar Jorginho i cili e bëri rezultatin 1-3 në favor të “The Blue”.
Për më shumë shikoni golin: Video
Pas kësaj ndeshje, Chelsea gjendet në pozitën e tretë më plotë 41 pikë.
Ndërsa Aston Villa zbret në një pozitë më poshtë, nga pozita e nëntë ne atë të 10-të, ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë 22 pikë.
Liderë i tabelës në Premier League mbetet Manchester City, të cilët sot kanë shënuar fitore bindëse ndaj Leicester City me rezultat 6-3, ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë plorë 47-të pikë.
Lexo edhe:
Kurse Liverpool, të cilët iu është shtyrë ndeshja e sotme ndaj Leeds United, gjendet në pozitën e dytë, me pikët e barabarta me Chelsean. /arbresh.info/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...