Ministria e Mbrojtjes me anë të një komunikate për media ka njoftuar kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës për masat e reja anti – COVID19.
Sipas këtij dikasteri qeveritar, masat e reja që hyjnë në fuqi nga 20.08.2021 dhe që aplikohen për rekrutët e përzgjedhur nga kampanja 2020/2021 janë:
– Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
– Test RT-PCR negativ për COVID -19, jo më i vjetër se 72 orë;
– Dëshmi se personi ka kaluar COVID -19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
– Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Nga Rekrutët e përzgjedhur, kërkohet të prezantojnë dëshmi për të paktën njërën nga masat e lartshënuara në datën e fillimit të Kursit Bazik për Rekrut 23.08.2021.
VËMENDJE:Ministria e Mbrojtjës obligon kandidatët që të kenë maska me vete në ditën e paraqitjes. /arbresh.info/
Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Me...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona