Zjarri ka përfshirë një kishë 128-vjeçare në New York, duke shkatërruar xhamat dhe strukturën brenda. Zjarri filloi herët në mëngjes të shtunën në një ndërtesë të zbrazët pranë Kishës së Mesme Kolegjiale.
Katër zjarrfikës pësuan lëndime të lehta gjatë operacionit për të shuar flakët. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e zjarrit.
“Do të jetë një kohë e vështirë për të rindërtuar,” tha ndihmësi i shefit të zjarrit John Hodgens, shkruan BBC.
Kisha është e njohur për mbështetjen e lëvizjes Black Lives Matter, të drejtat e LGBT dhe përpjekjet për të trajtuar ndryshimin e klimës./abcnews.al/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...