Pas lajmit se LeBron James ka vazhduar kontratën, thuhet se edhe Anthony Davis ka arritur marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.
Sipas raportimeve nga SHBA-ja, 27 vjeçari do të përfitojë 190 milionë dollarë në kontratën e re.
Davis ishte blerë në vitin 2019 nga New Orlins Pelicans, zgjodhi të mos jetë pjesë e ekipit vitin e fundit të kontratës dhe u bë lojtar i lirë, pak ditë pasi LA Lakers fitoi kampionatin në Orlando.
Anthony do të përfitojë 43.2 milionë dollarë në vitin e fundit të marrëveshjes (2024-25) nëse vendos të pranojë opsionin e lojtarit në kontratën maksimale, shkruan lajmi.net
Ai ishte i 10-ti në NBA duke shënuar me 26.1 pikë për ndeshje dhe mesatarisht 9.3 kërcime dhe 3.2 asistime në 2019-20 me Lakers. Me Pelicans në 2018-19, ai mesatarisht shënoi 25,9 pikë, 12,0 kërcime dhe 3,9 asistime për ndeshje.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...