Është ndër flamujt e paktë në botë që përmbajnë hartën e shtetit. Por, nëse janë të vërteta pohimet se Kosova humbi territor në marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi (apo me Maqedoninë), atëherë ky simbol mund të pësojë ndryshime.
Nëse merren parasysh gjetjet e gjeografëve, Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi, Kosova humb një sipërfaqe prej 89.9 km katror, ndërsa fiton 7.6 km katror.
Por, në Qeveri mohojnë se kjo marrëveshje me Malin e Zi reflektohet në atë që publikisht njihet si harta e Kosovës, e që si e tillë ka zënë vend edhe në simbole. Këtë e thotë edhe i ngarkuari me negociimin e kufirit, Murat Meha, por edhe zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi. Ky i fundit, thotë se në kësi rrethana nuk ka ndryshim as në simbole.
E, për autorin e flamurit aktual shtetëror, simboli vjen në rend të dytë kur krahasohet me territorin. /Klan Kosova/
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...