Pothuajse në të gjitha mediat rozë ka qarkulluar lajmi për shtatzëninë e modeles Gigi Hadid.
Ajo së fundi e ka ‘sprovuar’ vetën në kuzhinë.
Gigi ka provuar të jetë kuzhiniere në karantinë teksa solli pamje mbresëlënëse të bukës së saj të përgatitur në shtëpi, shkruan DailyMail, transmeton portali arbresh.info
Ajo tregoi se me çka e shoqëroi bukën që përgatiti, duke shfaqur djathë dhe fruta në tavolinë.
“Një qëllim i imi në karantinë ishte të filloja të bëja bukë”, u tha ajo 53.7 milionë ndjekësve të saj në Instagram, përpara se të konfirmonte se procesi ishte “ia vlen të presësh”.


Ajo theksoi se receta ishte “nga kuzhina ime”, duke trguar hap pas hapi edhe për përgatitjen e salcës me vodka pikante pa alkool.
Motra e vogël e saj, Bella po ashtu ka qenë e angazhuar në gatim, ajo kishte përgatitur edhe biskota për Gigin.
Ato po jetojnë të izoluara në Pensilvani, bashkë me nënën, Yolanda Hadid si dhe babanë e tyre, ndërsa vëllai Anwar Hadid është në Londër bashkë me Dua Lipën. /arbresh.info/
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur