Artistja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, më në fund ka publikuar albumin e saj të shumë përfolur.
I titulluar “Future Nostalgia”, albumi kryesisht është me tekstet mbi jetën e saj sensuale, shkruan portali arbresh.info
Albumi ka të përfshira 11 këngë, të cilat janë pothuajse të gjitha në stilin e viteve 80′.
Albumi i dytë në karrierën e këngëtares cilësohet si një koleksion i këngëve të zhanrit pop-funk të sofistikuar, të frymëzuara nga Kylie Minogue.
“Future Nostalgia” arriti në duart e publikut një javë më herët nga sa ishte paraparë të publikohet, e krejt kjo për shkak të pandemisë coronavirus, pasi këngëtarja shqiptaro-britanike nuk dëshironte të priste më gjatë për t’i gëzuar fansat e saj.
E lumtur për publikimin e albumit të ri, Dua ndau me ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër, duke i prezantuar ata me “Future Nostalgia”.
“Faleminderit për të gjithë miqtë e vjetër dhe të rinj, për dashurinë, lumturinë dhe mbajtjen e një zemre të hapur. Mirësevini në “Future Nostalgia”, tani në të gjitha shërbimet e transmetimit”, -ka shkruar Dua.
Lista e plotë e këngëve të albumit “Future Nostalgia”:
2. “Don’t Start Now”
3. “Cool” (Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)
4. “Physical”
5. “Levitating” (Videoja nuk është e disponueshme për territorin e Kosovës)
“Future Nostalgia” vjen pothuajse tre vjet pas debutimit të saj dhe sigurisht që do të jetë një nga albumet më të mëdha të vitit. / arbresh.info/
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116