Dua Lipa ka njoftuar se albumi i saj i dytë, i shumëprituri Future Nostalgia do të publikohet të premten, më 27 mars e jo më 3 prill, siç ishte planifikuar.
Këngëtarja Dua Lipa, në një lidhje direkte me fansat në Instagram, ka reaguar pasi albumi i saj po postohet ilegalisht në internet.
Ajo në lot ka lajmëruar se është detyruar që albumin ‘Future Nostalgia’ ta publikojë një javë më herët, për të parandaluar shpërndarjen e mëtutjeshme të albumit pa pasur asnjë përfitim.
Dua ka punuar shumë në këtë album, i cili është i dyti në karrierën e saj dhe ka sjellë një periudhë tjetër që po del të jetë shumë e suksesshme dhe albumi është parashikuar të ketë sukses edhe më të madh sesa ai i pari.
Mirëpo, për shkak të koronavirusit dhe izolimit, Dua nuk do të jetë në gjendje ta promovojë sa duhet albumin dhe kjo do t’i kushtojë mjaft shumë.
Ajo madje e ka shqyrtuar mundësinë për ta shtyrë publikimin pasi të qetësohej situata me pandeminë, mirëpo kjo tani është e pamundur.
Dua i ka thënë fansave se ajo është detyruar ta publikojë atë më 27 mars, e jo 3 prill siç është planifikuar.
I am so sorry for Dua lipa ? she wanted everyone to listen to her album in her own way and in time not for a damn leak, they must STOP with that AND RESPECT THE WORK OF OTHERS!!!!.
— ? (@queenadkinss) March 23, 2020
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116