Legjenda e Real Madrid, Luis Figo beson se mesfushori, Bruno Fernandes do të jetë më ndryshe në fanellën e Manchester United.
Fernandes iu bashkua United muajin e kaluar nga Sporting Lisbon për 62 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Në ndeshjen e parë në fanellën e “Djajve të Kuq” luajti mjaftë mirë kundër Wolves duke pasur shumë lëvdata të cilin e quajtshin zëvendësuesi i Paul Pogba, ky i fundit është duke vuajtur nga lëndimi.
Figo, që e ka shikuar nga afër Fernandes, beson se United ka bërë një transferim brilant.

“Është lojtar ndryshe, nuk është sulmues por mesfushor. Në këto ditë në merkato mund të transferosh lojtarë të shumtë të cilët mund t’iu ndihmojnë”.
“Është një ndër lojtarët më të mirë në Portugali. Është në Kombëtare, mesfushorë që mund të shënoi. Ka kualitet të shënoj gola. Mendoj se është blerje e mirë, shpresoj se do adaptohet brenda një kohe të shkurtër”, deklaroi Figo për Sky Sport News.
Fernandes pritet të jetë në formacionin e parë në përballjen e sotme (e hënë) kundër Chelseas në “Stamford Bridge”./arbresh.info.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...