Taylor Swift i ka njoftuar fansat se është vënë në dyshim performanca e saj në American Music Awards (AMA) dhe në shumë evenimente të tjera, duke qenë se e ka të ndaluar t’i interpretojë këngët e saj.
Në një njoftim në rrjetet sociale, këngëtarja ka thënë se menaxherët e saj muzikore, Scooter Braun dhe Scott Borchetta, nuk e lejojnë që t’i interpretojë hitet nga albumet e vjetra, meqenëse ata i kanë të drejtat autoriale.
Ajo njëherësh ka bërë të ditur se edhe dokumentari i Netflixit për jetën e saj është vënë në rrezik. Menaxherët e 29-vjeçares akoma nuk janë deklaruar lidhur me veprimet e tyre.

“Tash për tash janë vënë në dyshim performanca ime në AMA, dokumentari i Netflixit dhe cilado ngjarje tjetër, në të cilën kam planifikuar të interpretoj para nëntorit 2020”, ka shkruar mes tjerash këngëtarja në një postim në Twitter duke shtuar se nuk e di si të veprojë.
Swift kishte deklaruar në qershor se shtëpia diskografike, Braun, i ka shitur hitet e saj të mëparshme pa e njoftuar dhe madje e kishte paditur këtë kompani për manipulim të vazhdueshëm.
Po ashtu, kishte thënë se do t’i incizojë nga fillimi këngët nga gjashtë albumet e para, në mënyrë që t’i ketë të drejtat e tyre.
Don’t know what else to do pic.twitter.com/1uBrXwviTS
— Taylor Swift (@taylorswift13) November 14, 2019
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...