Jo vetëm shtëpitë që janë rrënuar tërësisht dhe që kanë nisur të rindërtohen nga themelet, por edhe ato banesa dhe biznese që kanë pësuar dëmtime të pjesshme do të kompensohen.
Nga Njësia 5 ku nisi turi i konsultimeve publike të buxhetit të Bashkisë Tiranë për vitin 2020, kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se ka përfunduar vlerësimi dhe hartimi i dosjeve të plota për 51 rastet e para të cilat do të kalojnë tashmë për trajtim në Këshill Bashkiak.
“Kemi një lajm të mirë 51 dosjet e para për dëmshpërblim nga dëmtimet e tërmetit janë bërë gati. Sot kanë ardhur në Bashki. Aldrini i solli nga Këshilli i Qarkut. Ne do t’i fusim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak. Fakti që një vend modest si Shqipëria, në punë ditësh bën gati 51 dosjet e para dhe tashmë ka filluar themelet e 42 shtëpive të para dhe para 75 vjetorit të Çlirimit ne do kemi gati shtëpitë e para nga tërmeti është diçka që nuk ndodh as në vende shumë të zhvilluara dhe të pasura”, tha Veliaj.
Ai theksoi se Tirana arriti që ti përgjigjej në mënyrën më të mirë gjithë emergjencës që solli tërmeti, duke i ardhur në ndihmë kujtdo që pësojë dëmtime, ndërsa evidentoi faktin se shumë nga shtëpitë që u rrënuan sot janë drejt fundit të punimeve për rindërtim.
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës