Anglia ka shijuar një fillim perfekt në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020 për shkak se kanë fituar katër ndeshjet e tyre të para.
Në fakt, në letër gjërat nuk kishin si të shkonin më mirë për “Tre Luanët” për momentin, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, pas fitores 5 me 3 të së martës ndaj Kosovës, një lojtar dukej qartë se nuk ishte i kënaqur sa duhet me performancën e skuadrës së tij.
Jordan Henderson ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Instagram pas ndeshjes dhe mesazhi i tij ishte i qartë.
Ai falënderoj tifozët për mbështetjen, por menjëherë e pranoi se duhet të përmirësohen në shumë gjëra.
“Atmosferë e mrekullueshme në St. Mary’s, faleminderit për gjithë mbështetjen. Dy fitore nga dy ndeshje, por ende ka shumë gjëra për t’u përmirësuar”
Padyshim se është vështirë të mos pajtohemi me Hendersonin marrë parasysh faktin që një skuadër si Kosova në vendin e 120 në ranglistën në FIFA i realizoi tri herë atyre në shtëpi.
Vlen të përmendet që Anglia gjendet në pozitën e katërt në ranglistën e FIFA-së./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/B2P5qBZALui/
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...