Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbrëmë ka shtruar iftar për bashkëpunëtorët dhe për zyrtarët shtetëror.
“Dua që në emër tim dhe në emrin e gjithë Qeverisë të ju uroj mirëseardhje në iftarin tonë për të respektuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Ka mbetur edhe pak deri në fundin e muajit të shenjtë dhe tani është koha që muslimanët të ndjejnë ngritjen shpirtërore dhe pastrimin fizik nga ushqimi. Ky muaj është mundësi që familjet dhe të afërmit të bashkohen dhe kjo ndikon pozitivisht edhe në shoqëri. Për këtë edhe jemi së bashku” tha mes tjerash Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në iftarin e shtruar nga kryeministri kishte përfaqësues nga të gjitha institucionet e vendit.
Osmani uron Bajramin: Qoftë kjo festë moment bashkimi, falje...
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.58 euro për litë...
Zbulohen 100 bimë të dyshuara narkotike në një arë me patate...
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë