Lorenzo Insigne duket se ka vendosur përfundimisht të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni.
Sulmuesi italian dëshiron një klub të madh për të fituar trofe dhe skuadrat e mëdha janë vënë në lëvizje.
PSG, Atletico Madrid dhe Liverpool deri më tani kanë shprehur interesim për reprezentuesin italian.
Por së fundmi garës i është shtuar edhe gjiganti italian Milan, që ka për objektiv sjelljen e sulmuesit në San Siro.
Milan synon ta marrë për trajner Maurizio Sarrin e Chelseat dhe do të ishte trajneri italian që do ta bindte sulmuesin të ribashkoheshin.
Sarri dhe Insigne kanë punuar së bashku te Napoli, ndërsa Milani synon t’i afrojë të dy.
Nuk do të jetë i lehtë largimi i 27-vjeçarit nga Napoli, pasi klubi i Aurelio De Larutentis kërkon rreth 70 milionë euro për të.
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...
Konjufca për LDK-në: Familjarë të figurave të saj merren me ...
Aksident fatal në Fier–Vlorë, makina përplas për vdekje këmb...
Rritet në 452 numri i rasteve me Ebola në Kongo, 82 viktima
Arsenali futet në garë për Ander Barrenetxea
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...