Ende po vazhdojnë kërkimet për 20 vjeçarin nën pjesën e rrënuar të ish-hotel “Adriatiku” në Mitrovicë.
Punimet me eskavator janë ndalur dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të punojnë me duar, transmeton Indeksonline.
Arsyeja e ndalimit të punës së eskavatorit është për shkak të rrezikut për shembjen e mëtejm të objektit.
Gjatë orëve të pasdites, një pjesë e ish-hotel “Adriatikut” u shemb. Në objekt ishin duke punuar katër punëtorë, ku tre nga ta kishin arritur të largoheshin. 20 vjeçarin me inicialet V.I ende gjendët nën rrënoja.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore, zjarrfikësit, ambulancat dhe një ekip nga FSK-ja.
Kurti: Zgjedhjet ishin të panevojshme, por tash votimi është...
Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festimet e dasmës në Palerm...
Kosovari shpallet fajtor për zjarrvënie në Ulqin, dënohet me...
Autoritetet ndalojnë 50 mijë euro të padeklaruara në Durrës
Von der Leyen: Shqipëria po avancon me ritëm të shpejtë drej...
Dasma e Dua Lipës në Palermo ngjall debat mes banorëve venda...