Jose Mourinho i ka ofruar shërbimet e tij te Interi, por klubi dhe drejtori Beppe Marotta preferojnë trajnerin Antonio Conte.
Bazuar në një raport nga Tuttosport, Mourinho ka bërë të qartë se aktualisht patronët te “Nerazzurrët” se do të ishte më shumë se i lumtur për të shpenzuar një tjetër kohë në bankinë te klubi italian, transmeton portali arbresh.info.
Ai i ka siguruar atyre tripletën historike në vitin 2010 duke fituar titullin në ligë, trofeun e Ligës së Kampionëve dhe Kupën e Italisë.
Mourinho thuhet gjithashtu se e ka përmendur dashurinë e tij ndaj Interit kur Manchester United e mposhti skuadrën e Juves në fazat e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve këtë sezon.
Megjithatë, Massimo Moratti nuk është më në klub për shkak të shitjes të klubit te Erick Thohir dhe më pas te grupi Suning.
Raportohet se presidenti i Interit, Steven Zhang dhe drejtori ekzekutiv Marotta do të preferonin t’i japin detyrën Contes, i cili ishte shkarkuar nga Chelsea para fillimit të sezonit./arbresh.info/
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...