Mesfushori i Paris Saint Germainit, Adrien Rabioti supozohet të jetë afër për t’iu bashkuar Real Madridit ndërkohë që është përfolur shumë për transferim edhe te Liverpooli dhe Manchester Untied gjatë javëve të kaluar.
23-vjeçari ka refuzuar të vendos lapsin në një kontratë të re nga “Les Parisiens” për të qëndruar në Francë përtej muajit qershor dhe pritet të ndajë rrugët me klubin e tij aktual kur të përfundojë sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Si pësojë e kësaj, ai është përfolur për transferim te skuadrat si Liverpooli dhe United, por bazuar në një raport nga gazeta katalunase Sport, ‘Los Blancos’ duket se udhëheqin garën për transferimin e tij në Bernabeu.
Thuhet gjithashtu se reprezentuesi i Francës tashmë ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga kampioni evropian dhe transferimi do të prezantohet me përfundimit e sezonit aktual.
Rabiot ka dështuar për të bërë ndonjë paraqitje të vetme te “Les Parisiens” që nga dhjetori pas një përplasje me hierarkinë e klubit me refuzimin e kontratës së re./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...