Aktori i njohur nga të gjithë shqiptarët si “Ertugrul” është dërguar me forcë para trupit gjykues. Ky ka qenë vendimi i një prej gjykatave turke, e cila duhet të merrte dëshminë e aktorit të njohur, Engin Altan Duzyatan.
Aktori duhet të jepte dëshminë e tij, në lidhje me një grup hakerash që akuzohen se kanë vjedhur llogaritë e rrjeteve sociale të 58 personave VIP-ve në Turqi.
18 persona, 3 prej të cilëve nën masën e sigurisë “arrest me burg” po gjykohen për shantazh me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave nga personazhet e njohur të ekranit turk. Ata u vidhnin fjalëkalimet e rrjeteve sociale si “Instagram” dhe “Tëitter” këngëtarëve dhe aktorëve turq, e më pas i shantazhonin.
Duke qenë se aktori ka mohuar të shkojë në formë vullnetare për të dëshmuar, gjykata turke ka vendosur “sjelljen me forcë” para trupit gjykues.
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...