Swift theu rekordin e Whitney Houston, që ka marrë 21 çmime.
Taylor Swift mori në shtëpi çmimin më të madh të AMAs ‘Artisti i Vitit’.
Por suksesi i këngëtares nuk është ndalur me kaq.
Ylli i muzikës ka thyer rekord duke u bërë artistja e vetme femër që fiton 22 çmime.
Swift theu rekordin e Whitney Houston, që ka marrë 21 çmime.
Taylor siguroi çmime si Albumi i Preferuar, Pop / Rock dhe Turneu i Preferuar i Vitit.
“Çdo herë është ndryshe,”-tha këngëtarja. “Dhe këtë herë unë dua që të dini se kjo për mua përfaqëson inkurajim, motivim që të bëhem më e mirë, të punoj më shumë dhe të përpiqem t’ju bëj krenarë sa më shumë që mundem.”
Ajo zotëroi mbrëmjen e madhe në çastin kur filloi ceremonia e AMAs 2018, duke hapur shfaqjen në mënyrë spektakolare me një performancë të zjarrtë dhe magjepsëse me këngën Reputation.


Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
Policia ukrainase hap hetim pas gjetjes së trupit të një ush...
Trump: Çmimet e naftës do të bien pas normalizimit të Hormuz...