Duhet të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve dhe të ndiqet drejtimi që ata do ta nënvizojnë me qëllim që të sigurohet jetë më e mirë për këtë gjeneratë dhe gjeneratat e ardhshme nga të gjitha bashkësisë në Maqedoni.
Kjo u tha në takimin e kryeministrit Zoran Zaev dhe përfaqësuesve dhe pjesëtarëve të bashkësisë së boshnjakëve dhe goranëve në Maqedoni dhe Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ishte shprehur përkrahja e madhe për ardhmërinë evropiane të vendit ku qytetarët duhet ta sigurojnë me vendimin historik në referendumin e 30 shtatorit.
Kryeministri Zaev i falënderoi për përkrahjen dhe ka potencuar se në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, Qeveria e Republikës së Maqedonisë punon në zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin tregtar rajonal dhe sigurimin e jetës cilësore për gjithë qytetarët e vendit.
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore