Shefi Ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg-u, tha se kompania ka në plan të shtojë një shërbim takimesh, duke bërë të mundur që për herë të parë, rrjeti më i madh shoqëror i mediave në botë, të ndihmojë në mënyrë aktive njerëzit që kërkojnë njohje të reja dhe marrëdhënie romantike.
Zuckerberg-u tha se shërbimi i ri i takimeve po ndërtohet duke i dhënë përparësi privacisë, kështu që miqtë nuk do të shohin nëse profili juaj është një “profil takimesh”.
Shqetësimet rreth trajtimit të privatësisë nga Facebook-u u rritën që në muajin mars kur u zbulua se kompania britanike për konsulenca politike, “Cambridge Analytica”, kishte keqpërdorur të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook-ut në përpjekje për të ndikuar te ata mbi zgjedhjet amerikane.
Zuckerberg-u tha gjithashtu se Facebook-u po ndërton mënyra të reja për të kontrolluar privatësinë, si kontrolli i quajtur “histori e qartë” që do t’i lejojë përdoruesit të fshijnë historinë e shfletimit në faqen e tyre.
“Ne po fillojmë me diçka për të cilën shumë njerëz kanë kërkuar në Facebook kohët e fundit dhe ky është një informacion që ne e marrim nga faqet e internetit dhe aplikacionet që përdorin mjetet e reklamimit dhe analitikës së Facebook-ut. Pra, ju do të jeni në gjendje të kontrolloni informacionet rreth aplikacioneve dhe uebsajteve me të cilat keni bashkëvepruar, duke i fshirë nga faqja juaj të gjitha kërkimet që keni bërë mbi to”, tha ai.
Facebook-ut do i duhen disa muaj për të ndërtuar përditësimin e kësaj ideje dhe do të bashkëpunojë me avokatët më të mirë për çështjet e privatësisë, akademikët, politikëbërësit dhe rregullatorët e duhur për të realizuar me sukses qasjen e re.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...