Skuadra angleze Reading ka shkarkuar trajnerin Paul Ince, me klubin që renditet në vendin e 22-të në Champinship dhe është pa fitore në tetë ndeshjet e fundit.
Lajmi është dhënë përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare të klubit ku thuhet se kontrata e trajnerit është ndërprerë me efekt të menjëhershëm, përcjellë lajmi.net.
Ince u emërua në krye të Readingit fillimisht si trajneri i përkohshëm me ndihmësin e tij Alex Rae në shkurt të vitit 2022 dhe, së bashku me trajnerin e akademisë Michael Gilkes dhe atë të U-18 Mikele Leigertwood, bëri një punë të mirë për të ndihmuar klubin të shmangte rënien një kategori më poshtë.
Megjithatë, pa asnjë fitore në tetë ndeshjet e fundit dhe me një betejë për të luftuar për rënie pas një zbritjeje prej gjashtë pikësh javën e kaluar, pronari Dai Yongge ka vendosur se nevojitet një ndryshim.
Nga klubi është larguar edhe ndihmës trajneri Alex Rae.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...