Përplasjet mes tifozëve të futbollit dhe policisë në Francë kanë çuar në më shumë se 400 arrestime, pas fitores së Paris Saint-Germain (PSG) në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit.
Mijëra efektivë policorë u angazhuan për të frenuar trazirat që shkaktuan ndërprerje të shërbimeve të autobusëve, trenave dhe hekurudhave në Paris.
Gjatë festimeve u hodhën fishekzjarrë dhe flakadanë, ndërsa disa policë mbetën të lënduar. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat në qendër të qytetit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ministria e Brendshme e Francës bëri të ditur se deri në orët e para të së dielës ishin arrestuar 416 persona, prej të cilëve 280 në Paris.
Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha se shtatë policë janë lënduar dhe i cilësoi trazirat si “absolutisht të papranueshme”.
Kjo është hera e dytë radhazi që festimet pas suksesit të PSG-së shoqërohen me incidente të dhunshme.
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...