Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve

Screenshot

21:06 | 30 Maj 2026
D.H

PSG shpallet kampion i Evropës për vitin e dytë me radhë, pasi mposhti në finalen e Ligës së Kampionëve Arsenalin, pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja pas 90 minutave është 1-1, shkruan Arbresh.info.

Havertz e hapi serinë e golave në minutën e gjashtë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat përkundër iniciativës së Parisit.

Francezët vazhduan me sulme ku në minutën e 65-të fituan penallti, të cilën në gol e shfrytëzoi Dembele.

Dy skuadrat patën mundësi ta mbylli ndeshjen gjatë 90 minutave, por pa sukses, kështu ndeshja shkon në vazhdime.

Edhe në vazhdime, Parisi sulmoi por mbrojtja e çelikt e Arsenalit bëri që sulmet e kampionit në fuqi u ndalën.

Topçinjtë përmes kundërsulmeve tentuan të shënojnë por pa sukses edhe këta. Timber rrezikoi në fundin e vazhdimit të dytë por goditja shkoi jashtë porte.

Në penallti më të saktë ishin PSG që fituan 4:3.

Fytyra tragjike e Topçinjve ishte Gabriel, i cili humbi penalltinë vendimtare.

Shpërndaje në rrjete sociale