Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha do të vizitoj sot Kosovën, ku do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit.
Fillimisht, Hoxha pritet në takim nga Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikë së Kosovës, Albulena Haxhiu, me fillim nga ora 10:00.
Më pas, edhe Kurti në ndërtesën e Qeverisë do ta pres në takim diplomatin Hoxha, nga ora 10:45.
Pas Kurtit, ministri nga Shqipëria do të pritet në takim nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Takimi Konjufca-Hoxha fillon nga ora 12:00, ndërsa pas përfundimit të takimit është paralajmëruar edhe konferencë e përbashkët për media nga dy diplomatët./Arbresh.info
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...