Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve

20:08 | 30 Maj 2026
D.H

PSG dhe Arsenal kanë mbyllur kohën e rregullt të finales së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja pas 90 minutave është 1-1, shkruan Arbresh.info.

Havertz e hapi serinë e golave në minutën e gjashtë.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat përkundër iniciativës së Parisit.

Francezët vazhduan me sulme ku në minutën e 65-të fituan penallti, të cilën në gol e shfrytëzoi Dembele.

Dy skuadrat patën mundësi ta mbylli ndeshjen gjatë 90 minutave, por pa sukses, kështu ndeshja shkon në vazhdime.

Shpërndaje në rrjete sociale