Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Premier League

23:43 | 30 Maj 2026
Q L

Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, ka dalë në mbrojtje të bashkëlojtarëve të tij pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve, duke theksuar se gabimet nga pika e bardhë nuk duhet të zbehin kontributin e tyre gjatë sezonit.

Arsenali u mund nga PSG-ja në finalen e Champions-it pas penalltive 4-3.

Rice u ndal te penalltitë e humbura nga Gabriel dhe Eze, duke nënvizuar se skuadra qëndron plotësisht pranë tyre në këtë moment të vështirë.

“Gabriel dhe Eze humbën penalltitë? Ne i duam dhe jemi pranë tyre. Kjo ndodh në futboll”, deklaroi Rice.

Mesfushori anglez shtoi se të dy lojtarët kanë qenë vendimtarë në sukseset e Arsenalit gjatë sezonit dhe nuk meritojnë të gjykohen vetëm për një moment të vetëm.

“Ata nuk do të jenë lojtarët e fundit që humbin penallti në finale dhe, pa ata të dy, ne nuk do ta kishim fituar Premier League”, u shpreh ai.

Pavarësisht zhgënjimit në finalen evropiane, Rice theksoi unitetin e skuadrës londineze, duke bërë të qartë se grupi do të vazhdojë të qëndrojë i bashkuar edhe pas kësaj humbjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale