Albian Ajeti nuk e ka refuzuar Shqipërinë për Zvicrën.
Lajmet e fundit që po qarkullojnë në mediat shqiptare demantohen nga të afërm të Albianit.
Ata sqarojnë gjithë situatën e ditëve të fundit në kushte anonimiteti, pasi për shkak të rrethanave nuk duan të deklarohen publikisht.
Burimi në fjalë ka sqaruar situatën për “GazetaOlle.com”, duke thënë se Albiani nuk e ka refuzuar Kombëtaren A të Shqipërisë, dhe ai ka momentalisht ftesën e U-21 të Zvicrës.
Ai ende nuk ka vendosur se a të luajë për Shqipërinë, në të ardhmen apo Zvicrën. Një gjë është e sigurt, ai ende nuk ka ftesë të Zvicrës, por se cilën do ta zgjedh do të vendoset në të ardhmen, pasi momentalisht nuk ka kurrëfarë vendimi nga Familja Ajeti.
Kujtojmë që pjesë e Shqipërisë është vëllai i tij, Arlindi.
Të pyetur nëse në opsion është edhe Përfaqësuesja A e Kosovës, burimi në fjalë thotë se kurrë nuk kanë pasur ftesë ose biseda me FFK-n për Albionin.
Ajeti së fundi është rikthyer sërish tek Baseli, nga huazimi që pati në St.Gallen.
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C