Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka folur lidhur me pakon 2.0 duke theksuar se kjo nuk u bë për shkak të zgjedhjeve, por për shkak të inflacionit.
“Të gjithë e dini që ne e kemi pasur në plan të bëjmë pakon 2.0 për përballje me inflacionin, por kjo nuk u mundësua për shkak te bllokadës në Kuvend dhe shpalljes së zgjedhjeve. Ju e dini se ne jemi mirënjohës për mundësinë e shtesave për lehonat, e tashmë edhe pensionistët, studentët e punëtorët. Rritjen ekonomike të vendit, ne nuk e mbajmë për shtet por e shpërndajmë për popullin. Sa i përket alokimit të 2 milionë eurove, këtë e kam spjeguar dje në Facebook. Ka të bëjë me një mbulim për një gjendje për të gjitha shtetet, e që nuk do të jetë për qershorin, por për të gjithë verën”, ka thënë Kurti.
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...