Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje se si do të funksionojë xhandarmëria, të cilën Qeveria e Kosovës e përmendi ditë më parë si një mekanizëm të ri sigurie.
Sveçla bëri të ditur se tashmë është themeluar grupi punues për analizimin dhe propozimin e modaliteteve për krijimin e xhandarmërisë, me qëllim forcimin e vijës kufitare, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe reagimin e shpejtë ndaj kërcënimeve të nivelit të lartë.
Sipas tij, grupi punues po analizon aspektet ligjore, financiare dhe operacionale për themelimin e xhandarmërisë si agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një ligji të veçantë.
Ai theksoi se funksionalizimi i xhandarmërisë do t’i mundësojë Policisë së Kosovës të fokusohet më shumë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe hetimin e krimit, sigurinë në komunikacion dhe detyrat tjera policore.
Sveçla shtoi se grupi punues ka për detyrë të propozojë mënyrën e rekrutimit të pjesëtarëve të xhandarmërisë, si dhe të shqyrtojë praktikat ndërkombëtare të krijimit të forcave të ngjashme, me theks të veçantë te vendet anëtare të NATO-s.
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...