Ylli është skuadra e parë finaliste në Final 8 të Kupës së Kosovës.
Skuadra nga Suhareka ka mposhtur bindshëm Rahovecin me 21 pikë diferencë 87:66 në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund.
Me këtë fitore Ylli bëhet skuadra e parë finaliste e Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll.
Valon Bunjaku ishte shënuesi më i mirë në këtë sfidë, pasi e përfundoi ndeshjen me 24 pikë, ndërsa Erion Kastrati shtoi 19 të tjera.
Me lojë të mirë u dallua edhe Demetris Morant që shtoi 12 pikë dhe 14 kërcime.
Tek mysafirët më efikasi ishte Arian Qollaku me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
Ylli në finale luan përballë fituesit të duelit Ponte Prizreni – Prishtina, takim ky që luhet me fillim nga ora 19:00. /Telegrafi/
Zvicra voton më 8 mars për ta mbrojtur me Kushtetutë paranë ...
Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i një z...
Rolls‑Royce Phantom i rrallë zbukurohet me laser
Cila është temperatura ideale në shtëpi për të qenë të shënd...
Doktori zbulon se kur duhet ta pini kafenë e fundit nëse don...
Ushqimet që duhet të hani nëse dëshironi lëkurë të shëndetës...