Skuadra e Prishtinës në volejboll është shpallur kampione e Ligës së Parë duke siguruar promovimin në Superligën B.
Ekipi kryeqytetas, meshkujt, mposhtën në palestrën e sapo ndërtuar dhe në praninë e mbi 800 shikuesve, Kaçanikun, në xhiron e fundit të kampionatit për të siguruar vendin e parë, njëkohësisht pozitë që i siguron promovimin në Superligën B nga edicioni i ardhshëm.
Prishtina grumbulloi 35 pikë në vendin e parë pas 15 xhirove të zhvilluara, e ndjekur nga Vjosa me 33 pikë në të dytin.
Medaljet për volejbollistët e Prishtinës i ndanë anëtari i Bordit të Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK), Valon Xhafaj dhe Komesari i Garave, Ardian Ibraj.
“FVK përgëzon Prishtinën për suksesin dhe i uron suksese në Superligën B, sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq