Mbrojtësi i Tottenham, Jan Vertonghen është i gatshëm për një aventurë të re.
Belgut i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka raportime që e lidhin me kalimin te “Neurazurët”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Vertonghen ka thënë se mund të rinovojë kontratën me Spurs, nëse arrijnë të hyjnë në top katër sepse dëshiron të luajë në Evropë.

“Dua të nënshkruajë me klubin e duhur. Mund të jetë Spurs, ose ndonjë klub tjetër”.
“Duhet të jetë klub me ambicie. Dua të luaj në Evropë, Kombëtarja është e rëndësishme për mua”.
“Që prej krizës së koronavirusit ka më shumë interesim për mua. Jam agjent i lirë dhe disa klube nuk kanë shumë para”, deklaroi ai.
33-vjeçari pos Inter kërkohet edhe nga Roma, por Tottenham është duke bërë presion për t’ia vazhduar kontratën./arbresh.info.
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...