Klubi basketbollistik Trepça ka shijuar fitoren e 20-të radhazi, duke mposhtur këtë herë Bashkimin me rezultat 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17).
Mitrovicasit janë duke vazhduar ta dominojnë ligën në basketboll, ku nuk dinë çka është humbja që nga muaji nëntor i vitit 2023.
Edhe në këtë sfidë, Trepça ishte e jashtëzakonshme me Bashkimin që kallëzoi lojë më të mirë vetëm në çerekun e dytë.
Trepça e nisi për mrekulli duke e mbyllur me 14 pikë epërsi çerekun e parë (37:23). Pas kësaj mysafirët u këndellen duke e fituar çerekun e dytë me rezultat 9:25 dhe ngushtuar rezultatin e përgjithshëm në 48:46.
Mirëpo, vendasit nuk lejuan assesi gabime. Pas një pushimi të shkurtër rikthyen dominimin në çerekun e tretë me rezultat 23:13 dhe pastaj e vulosën bindshëm fitoren në çerekun e fundit me rezultat 23:17, apo përfundimtari 92:78.
Kjo ishte fitorja e 20-të rresht e Trepçës, ku si zakonisht më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë, shtatë topa të kthyer e dy asistime, kurse të Bashkimi u dallua Umipig me 22 sosh./rtk
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116