Liverpooli ka emëruar Andoni Iraolën si trajnerin e tyre të ri.
Iraola ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare në Anfield dhe do të zëvendësojë Arne Slotin, i cili u shkarkua vetëm një vit pasi fitoi Premier League.
Kështu ka konfirmuar vetë Liverpool përmes një njoftimi në rrjetet e tyre sociale.
“Mund të konfirmojmë se Andoni Iraola ka rënë dakord për t’u bërë trajneri i ri i klubit përpara sezonit 2026-27.”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Andoni Iraola u shpreh tejet i entuziazmuar për mundësinë e re, duke theksuar madhështinë e Liverpool..
“Jam vërtet shumë i emocionuar. Të gjithë e dinë se Liverpool është një klub i madh, një klub gjigant, një nga më të mëdhenjtë në botë.”, tha ai.
“Por kur e njeh më nga afër dhe e kupton më mirë këtë klub, e kupton se është diçka e veçantë. Nuk të duhen shumë arsye për t’u tërhequr nga Liverpooli. Liverpool është Liverpool. Atmosfera, tifozët, klubi, lojtarët, mundësia për të drejtuar futbollistë të nivelit më të lartë dhe për të luftuar për trofe. Nuk mendoj se mund të gjesh diçka më tërheqëse se kjo. Mezi po pres për të filluar.”, u shpreh Iraola
Trajneri bask vlerësohet për stilin e tij intensiv të lojës te Bournemouth, presingun e lartë dhe organizimin taktik, ndërsa emërimi i tij shihet si pjesë e një projekti për ta rikthyer Liverpoolin në garën për trofe, pas një sezoni që nuk i përmbushi pritjet./Arbresh.info
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116
LVV-ja skeptike për gazin e lëngshëm natyror: Duam gazifikim...
IPK konfirmon: Është suspenduar zyrtari i mbrojtjes së afërt...
Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasj...